11:46 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

Momenti kur Kiara e Luizi zgjedhin banesën e tyre në Kosovë, çifti i ri bëhen banorë të kësaj lagje

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli edhe zyrtarisht janë bërë banore e kompleksit më luksoz në Kosovë, Park Hill Residence.

Çifti më i famshëm në shqiptari kanë nënshkruar dje marrëveshjen me kompleksin luksoz që ndodhet në Prizren.

Luizi ka rrëfyer se si Kiara e “mashtroi” duke i thënë se po shkon ne Prizren për të drekuar, por që më pas kuptoi se kishte shkuar për të blerë banesë te Park Hill Residence.

Por, fituesi i Big Brother e ka arsyetuar gruan e tij ngase ai kuptoi se blerja e banesave tek ky kompleks nuk është aq e shtrenjtë dhe se bëhet fjalë për një kompleks të paparë.