16:44 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Momenti kur kryeministrja e Serbisë, Brnabiç e bën të qeshë Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologia e tij nga Serbia, Ana Brnabiç gjatë ditës së sotshme kanë marrë pjesë në Samitin e Londrës.

Organizatorët e Samitit kishin vendosur që Kurti dhe  Brnabiç të ulen afër njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.

Në një video që ka publikuar agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, shihe në një moment kur Kurti buzëqesh pasi i thotë diçka kryeministrja serbe.

Kryeministri Kurti edhe sot në Londër e ka ripërsëritur kërkesën që Serbia ta njoh Kosovën dhe çështjen e reciprocitetit./Indeksonline/