16:43 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur Milot Avdyli shënoi golin historik përballë Qipros

Grupmoshat, U-17 të Kosovës kanë arritur fitore historike në pasditën e sotme ndaj Qipros.

Djemoshat kosovar kanë arritur ta mposhtin Qipron me rezultat, 1-0 për t’u kualifikuar në rrethin elitar për Kampionatin Evropian, U-17.

Me këtë fitore, të rinjët kosovar renditen në vendin e parë në grupin përkatës me 6 pikë, teksa ndjekësit më të afërt të saj janë Skocia dhe Zvicra.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Milot Avdyli në pjesën e dytë për t’ja dhuruar skuadrës së Kollarit fitoren e dytë.

Në videon e mëposhtme, mund ta shikoni golin e shënuar nga Avdyli./IndeksOnline/