Momenti kur ministri malazez flet shqip në konferencë (Video)
Ministri i Transportit i Malit të Zi, Osman Nurkoviq, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga homologu i tij nga Kosova, Pal Lekaj.
Në përfundim të konferencës për media, ministri malazez ka krijuar atmosferë interesante. Foli disa fjalë shqip.
“Faleminderit shumë”, ishte fjala e tij e parë shqip në konferencë për media.
Kjo bëri që ministri Lekaj të japë edhe një detaj për homologun e tij malazez. Ai tha se ministri Nurkoviq në vitet ’80-a ka qenë student në Kosovë.
“Për ndryshe, ministri ka qenë student këtu, e ka vijuar fakultetin ekonomik në vitet ’80-a”, ka thënë Lekaj.
Lekaj më pas u kthye nga Nurkoviq duke i thënë në gjuhën malazeze “a është ashtu”, si konfirmim për informacionin që e dha për jetën e tij.
Ministri malazez ia miratoi në shqip duke i thënë “Qashtu është”.