17:50 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Momenti kur ministri nuk përmbahet, qan në studio televizive për Ivanoviqin (Video)

Vrasja e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe  në Kosovë, Oliver Ivanoviq është ndër ngjarjet më shokuese sot në rajon.

E vdekja e tij ka prekur thellë edhe Ministrinë e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq, i cili s’ka arritur t’i mbajë lotët, transmeton Indeksonline.

Ndërmjet lotëve, Ljajiq ka thënë se duhet të kenë turp të gjithë ata që kanë arritur të jenë pjesë e këtij krimi.

Ai tha se atë do e kujtojë si politikanin më të mirë serb në Kosovë dhe se e kishte pyetur atë plot herë se çfarë kërkon që vazhdon të qëndrojë ende në Kosovë, pas djegies së veturës që i ishte bërë më parë.

Më poshtë keni videon nga momenti kur ai qan për Ivanoviqin, i cili u vra sot para zyrës së tij në veri të  Mitrovicës./Indeksonline/