09:14 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Momenti kur Muriqi nervozohet me Zhegrovën

Kosova arriti fitoren e parë në Nations League duke mposhtur Moldavinë 1-0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golin e vetëm e realizoi Lirim Kastratin në pjesën e parë. Megjithatë edhe në këtë ndeshje pati pakënaqësi me Edon Zhegrovën nga bashkëlojtarët, shkruan Indeksonline.

Kësaj radhe, Vedat Muriqi në një moment gjatë pjesës së parë reagon pasi Zhegrova nga afërsia nuk ia pason topin.

Edhe në ndeshjet e kaluara pati reagime të tilla ndaj mesfushorit të Baselit nga Bernard Berisha dhe Florent Hadërgjonaj.

/Indeksonline/