17:57 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur nëna e Katsifas mëson se i biri u vra duke sulmuar RENEA-n me kallash

Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme, një tjetër video të momentit ku mamaja e terroristit grek që u vra në Bularat, mëson se djali i saj është vrarë.

Në video shihet Vasilika Katsifas e rrethuar nga të afërm të tjerë duke vajtuar për djalin e vrarë duke sulmuar Policinë e Shqipërisë përmes një akti terrorist.

Madje, mediat greke shfrenojnë imagjinatën duke shtuar se ai u vra sepse tha: Nuk dorëzohem se jam grek!

Në fakt, Katsifas u vra nga RENEA pas disa orësh negociata, të cilave ai iu përgjigj me breshëri automatiku duke rrezikuar edhe jetën e tre negociatorëve të këtij reparti. /albeu.com/