14:55 / E Martë, 27 Qershor 2023 / AR

Momenti kur një avion plot me pasagjerë goditet nga një rrufe

Një aeroplan American Eagle u ul në Arkansas të dielën pasdite dhe priti në pistë që stuhia e fortë të pushonte përpara se të shkonte në portë.

Rrufeja goditi bishtin e avionit duke shkaktuar kështu panik tek pasagjerët. Pasi u qetësua gjendje, avioni shkoi në portë dhe pasagjerët filluan që të zbrisnin normalisht.

Më pas teknikët vëzhguan avionin për të parë nëse ai pësoi ndonjë dëmtim.