08:14 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti kur një mërgimtari i thyhet vetura në Klinë

Shumë mërgimtarë zgjedhin që pushimet e tyre gjithmonë t’i kalojnë në Kosovë.

Por një mërgimtari pushimi nuk i eci siç e kishte planifikuar. Të njëjtit iu thye vetura nga ku iu morën dokumente, një çantë dhe para në vlerë prej pesë mijë euro.

I.Krasniqit, iu thye vetura në momentin kur ai e kishte parkuar atë tek Ujëvara e Mirushës, në Klinë, raporton Indeksonline.

E të afërm të pronarit të veturës thanë për Indeksonline se në momentin kur është lajmëruar thyerja e veturës dhe vjedhja, policia ka vonuar dy orë për të arritur në vendin e ngjarjes. Indeksonline ka siguruar edhe dy video-t që tregojnë momentin e thyerjes së veturës në fjalë.

Duhet përkujtuar që janë të shpeshta rastet e thyerjeve të veturave, marrjes së çantave me gjësende e shpesh herë me shuma mjaft të mëdha të parave në to. Tashmë me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që asnjë person nuk është arrestuar ende për thyerjen e veturës dhe grabitjen e të hollave./Indeksonline/