12:14 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur një person në karrocë elektrike goditet nga një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur  në West Mindlands.

Por në këtë aksident i lënduar mbeti pikërisht një person që po lëvizte me karrocë elektrike, transmeton Indeksonline.

Personi që goditi atë thuhet të ketë qenë një i ri i cili vodhi veturën nga një avokatë.Në videon e bërë publike shihet se si  Dale Vale, 66 vjeç goditet fuqishëm nga kjo veturë.

Ngjarja ka ndodhur në orë te pasdites dhe policia po kërkon shoferin i cili shkaktoi aksidentin me veturë të vjedhur, transmeton Indeksonline.

Vajza e personit të hendikepuar, Mandy Hale, bëri një apel që shoferi të dorëzohet tek autoritetet zyrtare.