20:32 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / C E

Momenti kur një tifozë për pak sa nuk e godet Messin me shishe uji plastike

Të dielën në mbrëmje, pasi Inter Miami i Lionel Messi mposhti Los Angelos FC ka mundur të goditet me një shishe uji plastike nga një fans, e cila goditje për pak sa nuk e goditi atë

Pas ndeshjes, fituesi i Botërori qëndroi në fushë për koxha do kohë pasi që ai ishte njoftuar me disa yje të Hollywoodit si aktorin Owen Wilson dhe yllin e LAFC, Giorgio Chiellini.

Derisa ai po largohej për të hyrë në tunel të stadiumit BMO, një shishe uji plastike u hodh në drejtim të argjentinasit.

Për fatin e mirë të tij fansi nuk arriti ta gjuaj atë në kokë dhe shishja goditi barrierën afër tij, e cila gjë bëri që sigurimi të ngutet për ta futur atë në zonën e sigurisë, korridor të stadiumit.

Kalimi i Messit në Inter Miami ishte si një dhuratë për Heronët pasi që sulmuesi ka kontribuar në 16 gola në vetëm 11 paraqitje. Derisa kualifikimi për në playoff të MLS duket i vështirë në letër, duket se kjo mund të ndodh dhe klubi ta arrijë këtë për herë të parë në histori të MLS.