17:03 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Momenti kur punëtori në Prizren bie nga kati i dytë në një restorant

Një punëtor ndërtimi është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti në Prizren duke rënë në hapësirat e një restoranti që ndodhej në katin përdhesë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar rreshteri Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit. Ai ka thënë se rrëzimi i punëtorit ka ndodhur aksidentalisht dhe se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Duke punuar, punëtori ka rënë aksidentalisht dhe ka pësuar lendime të rënda trupore”, ka thënë Gashi.

I pyetur për shkaqet që çuan në rrëzimin e punëtorit, zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren ka thënë se se “pompa e mikserit e ka gjuajtur punëtorin nga kati i dytë”.

Punëtori i rrëzuar po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.