23:04 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Momenti kur qytetari shpëtohet pasi ishte izoluar në shtëpi nga bora 4 metër

Pjetër Lulashi është shpëtuar pasi ishte i izoluar në banesën e tij për shkak të borës që kishte arritur deri në 4 m lartësi. Operacioni është bërë nga FNSH-së dhe AZM-së Shkodër.

Operacioni është filmuar dhe është shpërndarë më pas nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra”, shkruan Beqaj.