10:29 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Momenti kur shpëtohen disa persona të ngujuar nga tërmeti në Turqi

Turqia gjatë mbrëmjes së djeshme u godit nga një tërmet i fuqishëm më mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.

E ky tërmet përveq që bëri shumë dëme materiale mori po ashtu edhe jetën e të paktën 20 personave kurse rreth 1 mijë kanë mbetur të lënduar.

Sipas mediave turke të bllokuar ka ende, dhe së fundmi është publikuar edhe një video ku shihet momenti i shpëtimit të disa personave nga forcat turke të shpëtimit të cilat duket se janë në numër të madh.

Dridhja prej 6.8 shkallësh të Rihterit u regjistrua në qytezën Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shembën dhe banorët u detyruan të dilnin në rrugë./Indeksonline/.