14:32 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Momenti kur vetura godet një këmbësor në Prishtinë

“Vrojtuesit e Lagjes, Prishtinë” kanë publikuar një video ku shihet se si vetura godet një qytetar në kryeqytet.

Kjo veturë lëviz me një shpejtësi të madhe krahasur me kolonën e veturave në atë pjesë të rrugës, shkruan lajmi.net.

Për më tepër, vetura duket të lëviz në kahun e kundërt.

VIDEO: