13:56 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Momenti në ”Anfield” që vendosi fatin e Mourinhos

Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester Unitedit pasi u shkarkua në paraditën e sotme, vetëm 48 orë pas humbjes, 3-1 nga Liverpooli në ”Anfield”.

Shkarkimi i portugezit erdhi pasi skuadra renditet në vendin e gjashtë në Premier League, 19 pikë prapa liderit, Liverpoolit dhe ka pësuar më shumë gola deri më tani këtë sezon, se sa që ka pësuar gjatë gjithë sezonit të kaluar.

Ish-trajneri i Chelseat ka nënshkruar kontratë të re me klubin në janar, dhe u largua pasi e fitoi vetëm League Cup dhe Europa League gjatë aventurës së tij 2-vjeçare e gjysmë në ”Old Trafford”.

Mourinho ishte shkarkuar në ora, 10:46 në mëngjesin e sotëm, por shumë tifozë mendojnë se shkarkimi i tij erdhi pas humbjes në ”Anfield”, transmeton IndeksOnline.

Në tribunat e ”Anfield” ishte i pranishëm edhe Sir Alex Ferguson, ku reagimi i tij pas humbjes përkoi perfekt me situatën e klubit.

Ish-trajneri legjendar ishte parë duke e shkundur kokën pas humbjes, dhe ishte ditur se shkarkimi i trajnerit portugez ishte afër./IndeksOnline/