09:59 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Momenti qesharak kur sigurimi nuk e lë Federer të kalojë pa kartë identiteti

Edhe Roger Federer duhet t’i ndjekë rregullat. Një moment qesharak i kapur nga kamerat tregon se si sigurimi nuk e lë zviceranin të kaloj pa kartë identiteti.

Federer pret njërin nga anëtarët e ekipit të tij që të ja sjellë kartën identifikuese për të kaluar.

Në rrjetet sociale kjo video është pritur me shumë të qeshura. Veprimi i Federer për të pritur u duartrokit, po ashtu edhe i sigurimit që respektoi rregulloren./Indeksonline/