09:59 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Momenti shokues kur “Tesla”, në “autopilot”, përplas kamionin e aksidentuar

Kamerat e sigurisë që po vëzhgonin një aksident në Tajvan kanë kapur momentin kur një veturë “Tesla model 3” godet me të gjithë forcën një kamion të rrëzuar në rrugë.

Sipas raportimeve shoferi i “Teslas” as që e kishte parë kamionin e rrëzuar nga era pasi kishte aktivizuar opsionin autopilot për asistencën e shoferit.

Në pamje shihet prej tymit të dalë prej gomave, që sistemi i frenimit ishte aktivizuar vetëm në momentin e fundit.

Imazhet e mëpasshme tregojnë sesi “Tesla”, ka dalë përmes çatisë së kamionit, por raportimet thonë se asnjë nga shoferët nuk ishte lënduar.

Autopiloti në veturat “Tesla” lejon mjetin të manovrojë, të shtojë apo ngadalësojë shpejtësinë e mjetit brenda korsisë së saj.

Por kamioni i rrëzuar kishte zënë dy korsi të autostradës dhe “Tesla” përplaset me të pa asnjë tentativë manovrimi.

Ekspertët i janë referuar sitemit autopilot të “Teslas” si një produkt “gjysmë” i gatshëm që kërkon ende mbledhje të dhënash të shumta.