Monaco kërkon ta rikthejë Bakayokon
Monaco është duke e konsideruar mundësinë për të rikthyer në ekip, Tiemoue Bakayoko.
24-vjeçari nuk po dëshirohet nga Chelsea, por mund të transferohet në Francë tek ish-klubi i tij, transmeton Indeksonline.
Bakayoko sezonin e kaluar ishte në huazim te gjigantët italian, Milan, por rosonerët duket se nuk janë të interesuar ta blejnë plotësisht kartonin e tij.
Francezi kaloi tre vjet me Monacon, me të cilët në sezonin 2016/17 fitoi Ligue 1./Indeksonline/