22:40 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Monaco vazhdon avazin e njëjtë edhe në sezonin e ri, mposhtet bindshëm

Monaco ishte buzë rënies nga Ligue 1 sezonin e kaluar duke u renditur e 17-ta duke treguar formë të tmerrshme edhe pse ka lojtarë mjaft cilësor në radhët e veta.

Dhe, mesa duket ekipi francez nuk është këndellur fare as pas pushimit veror ku edhe bëri disa transeferime të mëdha me Ben Yedder si transferimi i fundit nga Sevilla për 40 milionë euro, pastaj Gelson Martins ga Atletico Madrid, Benjamin Lecomte nga Montpellier si dhe Henry Onyekuru nga Everton.

Ekipi i Monacos ka pësuar disfatë 3:0 ndaj ekipit të Metz në udhëtim në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligue 1.

Diallo shënoi nga penalltia në minutën e 11-të, ndërsa i njëjti shënoi edhe për 2:0 në të 53-tën. Cohade shënoi për epilogun përfundimtar në minutën e 66-të.

Monaco u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 34-të, ku Aguilar ndërhyri ashpër./Indeksonline/