11:40 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Monchi dëshiron ta sjell Barellan në Romë

Mesfusha e Romës pritet të përforcohet sezonin e ardhshëm. Monchi po ndek disa lojtarë, të gjithë me të njejtat karakteristika: të rinjë, të cilët dëshirojnë klubin, dhe me gjasa të jenë italianë.

Një lojtar me këto karakteristika është Barella. Talenti i Cagliarit, të cilin Monchi e kishte kërkuar edhe verën e kaluar. Barella ka të njejtin agjent të Nainggolan dhe ai ka folur shpeshë me gjallorosët.

Menexhari i lojtarit, Alessandro Beltrami, ka qenë së fundmi në Trigoria. Disa muaj më parë mesfushori nënshkroi rinovimin e kontratës me Cagliarin deri më 2022. Presidenti Giulini tha se Barella vlen 40 milionë euro, por përmes negociatave kjo shifër mund të ulet. /IndeksOnline/