16:14 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Liverpool i prin garës për super talentin italian

Përkundër transferimeve të shumta të bërë në afatin kalimtarë veror, Liverpool nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë aspekt.

Tash gazetat italiane raportojnë se Liverpool po i prinë garës për transferimin e mesfushorit italian të Cagiliari, Nicolo Barella, transmeton Indeksonline.

Barella që është vetëm 21 vjeçar arriti të debutojë këtë javë për kombëtaren italiane. Sipas gazetës La Nuova Sardegna, Liverpool është duke e monitoruar nga afër situatën e mesfushorit të talentuar.

Për Barellan janë të interesuar edhe Milano me Inter. Çmimi fillestar për 21 vjeçarin është 50 milionë euro.

Mesfushori i talentuar është paraqitur 73 herë në Serie A dhe ka arritur të shënojë 7 gola./Indeksonline/