10:22 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Monchi largohet nga Roma, sot ndërprerja konsensuale e kontratës

Drejtori sportiv spanjoll përshendetet me kryeqytetin italian pas më pak se dy vitesh.

Monchi ndahet me Romën sot. Këtë njoftim e ka dhënë Angelo Mangiante për Sky Sport 24. Në orët e ardhshme do të vijë komunikimi zyrtar lamtumirës, ku edhe do të bëhet formula e ndërprerjes konsensuale të kontratës.

Rrugët e drejtorit sportiv me klubin gjalloros po ndahen pas 20 muajsh që nga ardhja e tij në futbollin italian. Sezoni jo i mirë i Romës dhe disa transferime të dështuara kanë bërë që të ketë kritika dhe sulme të mëdha ndaj tij.

Vlen të theksohet se Roma dje ka përjashtuar poashtu trajnerin Eusesbio Di Francesco, i cili ishte një zgjedhje e Monchit. Vendin e Di Francesos pritet ta zë Claudio Ranieri. /IndeksOnline/