08:11 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

Monika flet e prekur për divorcin: Ka qenë një ferr i vërtetë

Aktorja Monika Lubonja ka folur për momentet e përjetuara pas divorcit të saj me babain e vajzës.

Ajo e ka përshkruar si një ferr gjatë bisedës që po bënte me Egzonën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Kam kaluar shumë momente pas divorcit, ka qenë një ferr i vërtetë, as e mendoja kurrë që gjërat do të shkonin ashtu”, u shpreh Monika.

Monika, në një bisedë me banorët në shtëpi, më herët kishte deklaruar që ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar.