09:49 / E Diele, 10 Shtator 2023 / AR

Monika nuk e ha darkën kur është me pushime, ka një arsye të fortë

Monika Lubonja ishte e ftuara e parë në sezonin e ri të “S’e Luan Topi”, ku tregoi për pushimet verore. Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar këtë vit, duke dashur të jetë më pranë natyrës, por si gjithmonë me sinqeritetin e saj foli troç duke treguar të vërtetën sesi kursen për të ngrënë.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura pushimet. E dua pak komoditetin”, tha Monika.

Por sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime? Monika tha troç: “Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”