18:33 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Montpellier hesht PSG-në

Montpellier ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, e cila po zhvillohet për momentin në Stade de la Mosson, në kuadër të xhiros së 17-të të Ligue 1.

Në minutën e 41-të të ndeshjes, nikoqirët kaluan në epërsi në ndeshjen kundër liderëve dhe kampionëve në fuqi të ligës elitare franceze, përmes autogolit të shënuar nga Leandro Paredes.