21:24 / E Mërkurë, 04 Shtator 2019 / indeksADMonline

Monza pjesë e Formula 1 deri në vitin 2024

Tradita e garave të shpejta, i vendosur në një park të bukur dhe shtëpia e tifozërisë pasiononte të Ferrarit, Monza do të jetë pjesë e Formula 1 deri në vitin 2024.

Pista që ka pritur gara më shumë se çdo vend tjetër është vendosur që të qëndroj besnike Formula 1 përkundër shumë problemeve financiare, shkruan Indeksonline.

Çmimi i madh i Italisë ka qenë në kalendarin e Formula 1 që nga viti 1950, në vitin kur u krijua Kampionati Botëror dhe gara zhvillohet në Monza çdo vit, me përjashtim të garës së vitit 1980, e cila u zhvillua në Imola.

‘Autodromo di Monza’ , e njohur edhe si ‘Pista magjike’- ka pritur 68 gara të Kampionatit Botëror në Formula 1, dhe në dymbëdhjetë raste titulli botëror është vendosur atje. Rasti i fundit që kjo ndodhi ishte në 1979, kur Jody Scheckter siguroi kurorën e kampionatit botëror. /IndeksOnline/