16:54 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Monza transferon futbollistin e Arsenalit

Skuadra e sapongritur në Serie A, Monza, po vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se skuadra italieane ka zyrtarizuar transferimin e Pablo Marì nga Arsenali.

Ai ka njoftuar se Monza do ta mbulojë pagën e plotë të futbollistit, ndërsa në rast se skuadra arrin të siguroj edhe një vit në Serie A, do ti paguaj Arsenalit 5-6 milionë euro./IndeksOnline/