‘’Mora fjalë’’, Konjufca publikon video nga ceremonia e FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së
Sot shënohet 26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E lidhur më këtë kryetari I Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka publikuar një video nga ceremonia e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
“Mora fjalë” kënduar nga Ushtria e Republikës së Kosovës’’ thuhet në videon e publikuar nga ana e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Theksojmë se sot gjatë ditës Kuvendi i Kosovës organizoi një seancë solemne lidhur me 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së./Indeksonline./