75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Morata: Gabimin më të madh në jetë e bëra në “Camp Nou”

Ylli i Chelseat, Alvaro Morata ka thënë se njërin nga gabimet më të mëdha në jetë e ka bërë në “Camp Nou”. Sulmuesi spanjoll kishte kapur organin gjenital në dorë sa ishte lojtar i Realit në El Clasicon ndaj Barcelonës.

Këtë gjest e kishtë bërë pas fishkëllimave që kishte marrë nga tifozeria blaugrane.

“Do të kërkoj falje për të gjithë, një nga një. Do të doja që fëmijët e mi mos të shohin atë që unë kam bërë. Është një nga momentet më të turpshme në jetë. Në fushë duhet të jeni shembull dhe unë nuk isha” ka thënë Morata./Indeksonline/

Temat: