23:30 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Morata: Juventusi mund të shkojë deri në fund të Championsi

Alvaro Morata ishte njeriu kryesor i ndeshjes ndërmjet Dinamo Kievit dhe Juventusit duke ia siguruar “Zonjës së Vjetër” fitoren me rezultat 0-2, me dy golat e tij personal, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, spanjolli deklaroi se kësaj here, Juventusi mund ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Çdo vit është një mundësi për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ne duam të shkojmë deri në fund.”, tha Morata për “Sky Sport Italia”.

“Ne donim të kishim një start të fuqishëm dhe luajtëm mirë sonte.”, shtoi ai.

Ndeshja tjetër e këtij grupi po zhvillohet ndërmjet Barcelonës dhe Ferencvaros.