13:39 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Morena kalon natën në afërsi të reperit Tyga, e thotë se e ‘zonë’ paparacit!

Morena Taraku është duke jetuar në Turqi, e siç duket po e shijon mjaft mirë jetën.

Nuk dihet se çka saktësisht po punon, por asaj veç po i shtohet pasuria.

Jetën shumë luksoze Morena nuk po e fsheh për asnjë moment të vetëm, madje po ekspozohet maksimalisht.

Së fundi ajo ishte e pranishme në një club, ku performoi reperi i njohur, Tyga, njohur ndryshe edhe si ish-i dashuri i Kylie Jenner, transmeton Indeksonline.

E siç duket Tyga nuk e humbi mundësinë e afrimit me Morenën, e kjo e fundit nuk e lëshoi mundësinë që ta bëjë të ditur këtë gjë.

Duke u munduar t’i fajësojë “paparacit” kinse e xhiruan, ajo publikoi në storie një video në afërsi të Tyga-s, natë kjo e cila nuk dihet ku përfundoi./Indeksonline/


https://www.instagram.com/stories/morenataraku/