23:40 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Morena, PM e Dagz takojnë kuzhinierin më të njohur botëror (Foto)

Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku po qëndron në Turqi bashkë me disa miq të saj.

Ajo sonte me Tatarukën, DJ PM, DJ Dags dhe The Realfajt kanë dal për darkë në njërin nga restaurantet më luksoze të Stambollit, shkruan Indeksonline.

Morena ka publikuar në Instastory një fotografi me djemtë dhe kuzhinierin e njohur botëror, Nusret.

Ata po qëndrojnë në restaurantin e kuzhinierit që është hapur para pak kohësh dhe që nuk është aspak i lirë.

Po ashtu, Morena gjatë natës ka publikuar disa video në të cilat shihet sa shumë po argëtohet me shokët e saj. /Indeksonline/

Temat: