13:36 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu mbyllin vitin me një këngë për dashurinë

Kënga e shumë pritur e Morena Tarakut dhe Sabri Fejzullahut është publikuar më në fund.

Titulli i projektit është ‘Dashni’ dhe ka të bashkangjitur videoklipin, transmeton Indeksonline.

Në videoklip dyshja paraqiten të veshur me shumë stil. Morena Taraku kishte kohë që nuk kishte publikuar ndonjë projekt të ri por ishte aktive në rrjetet sociale.

Kënga e fundit e Tarakut ishte ‘Femnat’ gjashtë muaj më parë. Kurse Sabri Fejzullahu lansoi këngën ‘Urime shpirti jem’./Indeksonline/