15:49 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Morena Taraku shtatzënë? Befason me përgjigjen (Foto)

Morena Taraku është një nga femrat më të komentuara shqiptare, por edhe më të ndjekura në rrjetin social Instagram. Duke qenë e tillë ajo sigurisht që komentohet për çdo gjë që bën, shkruan Indeksonline.

Modelja dhe këngëtarja së fundmi në llogarinë Instagram përmes një instastory tregoi disa rroba bebesh, e kjo fotografi ka zgjuar interesim të madh, pasi që shumë kush ka menduar që ajo është në pritje të ëmbël. Madje ajo ka marrë edhe mesazhe në lidhje me këtë.

Por modelja nuk ka hezituar t’i përgjigjet, madje ajo ka bërë shaka teksa ka thënë se është në pritje të bineqve./Indeksonline/