Morina: Kika është befasia e madhe, këta janë favoritët në Kupë
Shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të hedhet nesër.
Skuadrat si Prishtina, Vëllaznimi, Ballkani, Kika, etj, janë kualifikuar në këtë fazë tashmë.
Padyshim, befasia më e madhe ishte kualifikimi i Kikës, klubit nga Hogoshti, e cila në fazën paraprake, eliminoi Istogun.
Dhe tani, për këtë temë, ka folur edhe Arbnor Morina, drejtor sportiv i Prishtinës, i cili ka thënë se të gjitha skuadrat i kanë aspirtatat e tyre.

”Kika ka bërë arritje të madhe sepse ka arritur në çerekfinale”.
”Është sportive të mendosh se mund të arrish maksimalisht, por mos të harrojmë se edhe faza tjetër luhet me nga një ndeshje”.
”Mendoj se të gjitha skuadrat që kanë mbetur në Kupë i kanë gjasat e tyre, dhe se mund të ketë befasi në fazën tjetër”, tha Morina në ”90 Plus”./IndeksOnline/