Morina: Nuk i preferoj lojtarët nga YouTube apo DVD
Drejtori sportiv i Prishtinës, Arbnor Morina ka zbuluar objektivat e klubit prishtinas për këtë sezon e në vazhdim.
Tutje, Morina, ish-trajner, tani si drejtor te Prishtina, ka komentuar edhe ecurinë e Prishtinës këtë sezon si dhe preferencat e tij në tregun e transferimeve.
Prishtina, skuadër e cila nuk është bërë kampione që disa vite në Superligën e Kosovës në futboll, e ka mbyllur stinorin vjeshtor si kampione me një diferencë minimale nga Feronikeli, transmeton IndeksOnline.
”Tani, stinori po kryhet me një diferencë të vogël pikësh, pasi skuadrat si Nikli, Gjilani, Drita e Drenica po bëjnë investime të mëdha dhe po luajnë mjaft mirë”.

”E kemi pasur një Dritë që më herët ka pasur probleme në barazh, por e krijoi një skuadër të duhur dhe ka kualitet për të sfiduar”.
”Ka ngritje të cilësisë së futbollit, po luhet futboll më i mirë se që ka qenë, por s’jemi të kënaqur, pasi mundet edhe më mirë. Prishtina ka futbollistë për tregun evropian, si Visar Bekaj, i cili si 20-vjeçar e ka përfaqësuar Kosovën”.
”Dhjetëra futbollistë janë në radarin tim, në mesin e tyre edhe uruguajan, por si preferoj lojtarët nga YouTube dhe DVD, por gjithnjë duke i ditur kërkesat e shtabit teknik”, tha Morina në ”90 Plus”./IndeksOnline/