18:14 / E Martë, 26 Janar 2021 / A. A

Morina: Shpresoj që të jemi befasi e këndshme në pranverë

Arbëria po qëndron që disa ditë në Antali të Turqisë ku po zhvillon përgatitjet për edicionin pranveror.

Trajneri Arbnor Morina është shpreshur i kënaqur me punën e lojtarëve të tij dhe shpreson që klubi të vazhdojë edhë në pranverë ecurinë pozitive që pati në edicionin vjeshtor.

“Jam i kënaqur edhe me djemtë e ri që kanë ardh, deri tash kanë punu mjaft mirë. Ne kemi pas nevojë të përforcohemi në ato pozita me sulmues qëndror dhe krahu dhe një mesfushor. Sa i përket luftës për ekzistencë, shpresoj që nuk do ta kemi problem qëndrimin në Superligë. Tu e ditë që edhe në kampionatet e kaluara ka pas befasi, pse mos të jemi sivjet ne befasia. Në fillim të sezonit, askush nuk na ka llogaritur si konkurrent, pastaj folnin në superlativë për ne” deklaroi Morina për Indeksonline.

Arbëria do të kthehet nga Turqia në Kosovë të mërkurën.

Sezonin pranveror, ekipi nga Lipjani e fillon më 13 shkurt kundër Trepçës 89 në Mitrovicë.

/Indeksonline/