18:29 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Morina: Skuadrat nuk mund ta jepnin maksimumin për shkak të fushës

Arbëria ka marrë një pikë të madhe në ndeshjen ndaj Prishtinës në javën e dytë të Superligës së Kosovës.

Skuadra që këtë vit u inkuadrua në Superligë ka barazuar 1-1 me skuadrën nga kryeqyteti.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka thënë se të dy skuadrat nuk e dhanë maksimumin për shkak të fushës së rënduar.

Lojë mjaftë e fortë dhe me gabime të mëdha për arsye të mospërshtatjes së fushës pasi të dy skuadrat nuk e kemi dhënë maksimumin“, ka thënë Morina pas ndeshjes në “Art Sport”.

Tre lojtarë janë jashtë fushës por lojtarët që kanë luajtur e kanë dhënë maksimumin dhe të gjithë mundohen të japin më të mirën për fanellën e Arbërisë“, ka thënë ndër të tjerash ai.

Urimi për barazimin duhet t’i bëhet edhe Prishtinës, jo vetëm neve. Sepse edhe ne edhe ata deshëm tri pikët”, përfundoi Morina.

Arbëria në dy ndeshjet e para ka grumbulluar katër pikë, një fitore dhe një barazim. /IndeksOnline/