16:17 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mortaja të SHBA-ve gjenden në arsenalin e kurdëve në Siri

Predha mortajash të SHBA-ve janë gjetur në verilindje të Sirisë në depot e municioneve që i përkasin ushtarëve të YPG/PKK-së, raporton Anadolu Agency.

Sipas reporterëve të AA-së nga terreni, në qytetin Ras al-Ayn të çliruar në kuadër të operacionit turk “Burimi i Paqes”, ushtarët turq dhe aleatët e tyre në Ushtrinë Kombëtare Siriane (SNA) konfiskuan municion me etiketa angleze dhe informacion teknik.

Secila prej 60 arkave të municioneve të konfiskuara, u zbulua se janë bërë nga SHBA-të.

Për vite të tëra para operacionit “Burimi i Paqes” të filluar më 9 nëntor, forcat e SHBA-ve punuan me YPG/PKK-në mbi kundërshtimet turke, duke i furnizuar ato po ashtu me armë dhe municione, të cilat SHBA premtoi se do t’ua merrnin pasi të mundet DEASH-i.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për të eliminuar terroristët në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, Turqia arriti një marrëveshje me Rusinë për të detyruar kurdet e YPG/PKK-së që të tërhiqen me armët e tyre nga zona e sigurt e planifikuar. /IndeksOnline/