23:47 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Mos e harroni meçin/ Nesër në mëngjes: Poirier – McGregor

Një super luftë zhvillohet nesër në orët e para të mëngjesit, ku Conor McGregor rikthehet në ‘kafaz’ pas një kohe të gjatë.

Irlandezi do të rrahet me amerikanin, Dustin Poirier, shkruan IndeksOnline.

Ky do të jetë meçi i dytë mes tyre, pasi gjatë vitit 2014 ishin rrahur – ku Conor kishte fituar në raundin e parë.

Sipas ‘Flashscore’ meçi në fjalë do të luhet nesër në orët e parë të mëngjesit, rreth orës 5:00/6:00./IndeksOnline/