08:22 / E Shtunë, 27 Qershor 2020

Mos flini me freskuese ndezur këtë verë

Pavarësisht kapriçove të motit, temperaturat e larta janë në prag dhe e dini mirë sa e padurueshme bëhet vapa e muajve në vazhdim. Kondicioneri dhe freskueset ngjajnë si shpëtimi i vetëm aq sa duam t’i kemi përballë fytyrën ditë e natë, por mos e bëni atë gabim.

Kur mbani gjatë gjithë natës të ndezur një freskuese, prisni të përballeni me disa efekte anësore, të cilat do “t’i vuani të nesërmen”. Freskuesja do të thajë gjithë ajrin e dhomës, gojën dhe hundën tuaj, duke iu bërë të ndiheni të pahidratuar gjatë natës.

Për më tepër, ata që flenë duke mbajtur gojën hapur, do të ndjejnë më shumë efektin e ajrit të thatë.

Shtoji kësaj, djerën që thahet në trup ndërkohë që freskuesja vazhdon funksionin e saj, mund të shkaktojë ftohje muskujsh, gjëja e fundit që do të donim në ditë si këto. Nëse s’e duroni vapën për asnjë arsye, sigurohuni që freskuesja të mos jetë përballë jush dhe të hidratoheni shumë përgjatë ditës. Pini mjaftueshëm ujë, lëngje frutash të freskëta ose qumësht. Alkooli nuk ju ndihmon fare, kështu që mendohuni mirë!