12:16 / E Shtunë, 08 Gusht 2020

Mos i besoni Kaka-së për parashikime, mbrëmë ia ka huq shumë

Mbrëmë u zhvilluan dy ndeshjet kthyese të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Ish-futbollisti i Milanit, Leite Kaka ka bërë një postim në Twitter, “Rikthehet Liga e Kampionëve”, shkruan Indeksonline.

Faqja zyrtare e Champions League e ka pyetur brazilianin se cila skuadër do të kualifikohet.

Juventus dhe Real Madrid”, është përgjigjur fituesi i Topit të Artë në vitin 2007.

Në fund në çerekfinale u kualifikuan Lyoni dhe Manchester City duke mos i dalë parashikimi i Kaka.

Ai ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2007 me Milanin duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës. /IndeksOnline/