21:47 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mos i besoni menusë, jo gjithçka është e vërtetë

Joanna Blythman është një investiguese ushqimi. Profesioni i saj e çon atë në restorante të ndryshme ku ajo provon ushqimet e ofruara për të folur më vonë mbi cilësinë e tyre. Por, siç thotë ajo, jo gjithçka që shkruhet në menu është e vërtetë. Shumë restorante fshehin sekrete të paimagjinueshme brenda listës së ushqimeve.

Kur autorja e librit “Swallow This: Serving Up The Food Industry’s Darkest Secrets.” u ul në një restorant të famshëm dhe porositi një pjatë me mish qengji, restoranti i solli mish viçi. Pyetjeve të saj të mëtejshme nëse ishte bërë një ngatërresë  ata iu përgjigjën me jo.

“Unë e kam hetuar industrinë ushqimore për më shumë se 30 vjet dhe kam bërë kritika çdo javë, kështu që kam besim në dyshimet e mia. Qengji ka një tjetër teksturë nga viçi dhe tjetër aromë. Por unë nuk kisha si ta vërtetoja këtë, pasi nuk kisha një set testi ADN-je me vete dhe kjo është prova e vetme ekzistuese.”

Një kontroll rutinë nga Swansea Council’s Trading Standards zbuloi se aragosta e restorantit Ask përmbante një përzierje shumë të procesuar aragoste, peshku të bardhë dhe përbërës të tjerë, të bashkuar për të pasur formën natyrale të aragostës. Gjykatësi e gjobiti restorantin me 40,000 paundë.

Ky rast nuk është i vetmi në llojin e tij. Në 2018 Concord Pizza u gjobit me 1000 paundë, pasi u shpall fajtor për shitjen e kebabëve që nuk ishin qengji siç thuhej, por mish viçi më i lirë.