23:11 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mos i luani me shumë gola anglezët këtë javë në bastore, për këtë arsye

Të gjithë ju që i keni merak bastoret, dhe sidomos prognozën e ligave angleze, këtë javë gjasat janë më të vogla që të shënohen shumë gola. Kjo pasi që shërbimet meteoroligjike kanë parashikuar nesër borë dhe të ftohtë kudo në Angli.

Madje për këtë arsye rrezikohet shtyerja e disa ndeshjeve. Bora pritet të filloi nesër në orën 5 të mëngjesit dhe do të zgjasë tërë vikendin.

Bora është parashikuar që shkojë deri në tetë centimetra dhe temperaturat të jenë nën zero. Madje mediat druajnë se mund të shtyhet edhe derbi i madh që pritet të zhvillohet të dielën mes Manchester United dhe Manchester Cityt./Indeksonline/