10:51 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mos shkoni askund këtë fundjavë, 6 superderbi në futboll po na presin!

Kjo fundjavë do të jetë e pasur me ndeshje të shumta dhe me derbi në të gjitha ligat.

Në Premier Ligë nesër do të jenë dy superndeshje, transmeton Indeksonline.

Të shtunën në orën 13:30, do të zhvillohet ndeshja midis Evertonit dhe Liverpoolit.

Evertoni ka një start fantastik, duke fituar katër ndeshjet e para të sezonit. Kurse Liverpooli në ndeshjen e fundit pësoj humbje 7:2 nga Aston Villa.

Në orën 18:30, nesër do të luhet ndeshja midis Manchester Cityt dhe Arsenalit. “Qytetarët” kanë një start të keq, ku në 3 ndeshjet e para kanë vetëm një fitore. Kurse “Londinezët” në 4 ndeshjet e para kanë 3 fitore.

Kaq sa i përket Premier Ligës. Në Serien A, po ashtu do të jenë dy ndeshje të zjarrta.

Lideri i tanishëm i Series A, Atalanta do të ketë punë nesër me Napolin. Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00.

Ekipi i Atalantës ka start perfekt, ku ka shënuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura. Kurse Napoli, po ashtu e ka nisur mirë duke shënuar 2 fitore.

Derbi më i zjarrtë i fundjavës do të jetë në qytetin e Milanit, ku do të takohen dy rivalët e mëdhenj mes Interit dhe Milanit.

Dy ekipet kanë një start tejet të mirë të kampionatit. Milani ka arritur të fitonte 3 ndeshjet, kurse Interi 2. Kjo lojë do të luhet në orën 18:00.

Nga Italia, tashti kthehemi në Kosovë, ku të dielën është derbi më i madh në trojet shqiptare.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në ora 13:30. Fatkeqësisht nuk lejohen tifozët.

Në Zvicër të dielën do të luhet derbi i vjetër midis Cyrihut dhe Baselit. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 16:00. Te të dy ekipet ka shqiptarë që luajnë./Indeksonline/