21:18 / E Premte, 18 Tetor 2019

Mos shpenzoni vetëm në produkte bukurie, këto ushqime bëjnë mrekulli për pamjen tuaj

Mos shpenzoni vetëm në produkte bukurie, këto ushqime bëjnë mrekulli për pamjen tuaj

Sa do qe i pëlqejmë ushqimet e shpejta, ne e dimë që ato nuk janë të mira për kilogramët, lëkurën dhe flokët tona. Është e kotë të shpenzoni qindra euro në produkte nëse nuk kujdeseni më parë se çka futni në trupin tuaj. Këto 5 super ushqime do ju bëjnë të ndiheni më të bukura si nga brenda edhe nga jashtë. Plus duke ngrënë shëndetshëm do të keni ekstra energji dhe flokë të bukura, koncentrimi dhe disponimi juaj do të përmisohet gjithashtu.

Farat Chia

Mos u gënjeni nga madhësia e tyre, këto fara të vogla janë të mbushura me minerale dhe antioksidantë. Kanë përbërje të lartë të Omega 3 që ju mbron nga inflamacionet dhe tharja e lëkurës dhe flokëve. Këto fara të mrekullueshme i rrisin edhe qarkullimin e gjakut që ndikon në shëndetin e lëkurës suaj. Përzieni këto fara në ushqimet tuaja të përditshme.

Hurmet

Konsumimi i hurmeve në baza ditore ndihmon në largimin e akneve dhe ju mban lëkurën e re meqë stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Ato jo vetëm janë shumë të shijshme po janë të pasura me fibra që rregullojnë metabolizmin tuaj dhe ju ndihmojnë të mos fryheni.

Avokadot

Avokadot nuk janë vetëm ushqim për mëngjes, ato mund t’i përdorni edhe për të bërë maska flokësh që të keni më shumë shkëlqim. Vitamina B dhe E që avokat përmbajnë forcon rrënjën e flokëve dhe ndihmon që ato të rriten të gjata dhe të forta.

Limonët

Limoni është detoksikues e mrekullueshëm, pastron sistemin tuaj të tretjes dhe ndihmon mëlçinë tuaj të largojë toksinat. Gjithashtu i jep edhe lëkurës tuaj shkëlqim më të madh nëse e përdorni në baza ditore.

Fiqtë

Sikurse limonët edhe fiqtë janë detoksiues sepse farat që kanë brenda ndihmojnë në pastrimin e traktit të tretjes nga toksinat dhe mukozat. Janë burim i mrekullueshëm i vitaminës C dhe B6 që ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe rregullimin e hormoneve. Hani gjatë ditës, por kujdes mos ta teproni sepse përmbajnë shumë sheqer.