22:17 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mos u dorëzoni, “tiks.app” vjen me një njoftim të rëndësishëm

Shitja e biletave për ndeshjen  Kosova – Anglia sot ka krijuar shumë pakënaqësi tek ata persona që nuk kanë arritur të sigurojnë një të tillë.

Tashmë, ueb-faqja e autorizuar për shitje “tiks.app” ka dalë me një njoftim.

Kjo faqe shkruan se janë cak i sulmeve të personave që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta.

Më poshtë njoftimi i lëshuar vetëm disa minuta më parë nga “tiks.app”

Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.

Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.

Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte.