21:22 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mosakreditimi i universitetit publik në Pejë, përplas PDK-në dhe VV-në

Sonte, në emisionin Pressing, po përballen kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Peja.

Në emision po diskutohet se cilat janë planet e partive kryesore për zhvillimin e Pejës, për investimet në këtë komunë.

Një nga temat më të nxehta ishte ajo e mosakreditimit të universitetit publik “Haxhi Zeka”, ku edhe përplasi kanditatët mes vete.

Ishte kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Bashkim Nurbonja, i cili akuzoi PDK-në se ka privatizuar universitet, ku ato janë bërë strehë e militantëve të kësaj partie.

Derisa, Sebiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se të gjithë që janë të punësuar në këto insitucione janë me kualifikime dhe meritë, ndërsa ia rikujtoi atij se si kishte përsëritur vitin në shkollën e mesme, përcjellë Indeksonline.

“Nëse PDK ka marrë vendim që të hapen universitetet ka bërë një gjë të duhur. PDK ka arrit që t’i thith investimet e mëdha, sidomos në ministritë që ka udhëhequr. Në universitetin “Haxhi Zeka”, kemi pas një vendim që ne e kemi qujt të njëanshëm dhe është marrë vendim negative për mosakredimit, ku edhe kemi parashtru ankesë.

Procesi ka filluar gabimisht nga ministri që ka ikë, duke e politizuar dhe ka pasur qasje të njëanshme. Jemi duke pritur përgjigje, jemi të pritje, pasi që kemi bërë ankesë dhe ka afat deri nesër. Heshtja nënkuptim pranim, pasi që ne i kemi programet e akredituara”, tha Shala.

Ndërsa ajo tutje shtoi se sa i përket nepotizmit, lufta kundër korrupsionit është edhe prioritet i PDK-së, për të cilën z.Kadri Veseli ka edhe një projekt që është duke e prezantuar para qytetarëve./Indeksonline/