Mosha veç një numër për Giroud, vazhdon kontratën me Lillen
Olivier Giroud do të vazhdojë të luajë për Lille.
Ndonëse është 39-vjeçar, francezi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq teksa ka vazhduar kontratën e tij me ish-klubin e Zhegrovës.
Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me Lille, me Davide Ancelottin që e sheh si pjesë të rëndësishme të skuadrës.
Giroud, bëri 44 paraqitje me Lillen ku shënoi 11 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/

